Nenia
Nenia, këngë e përmortshme tek romakët, që përfshinte qarje për të vdekurin dhe lëvdata për meritat e tij. Shoqërohej me fyell të përvajshëm gjatë procesionit të përmortshëm. Në kuptimin e figurshëm, kjo fjalë ka kuptimin e një kënge të zgjatur dhe monotone, ose të një diskutimi të gjatë dhe të mërzitshëm, të një qarjeje a ankese këmbëngulëse.