Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:44 Qeveria paralajmëron mundësinë e blerjes së stazhit08:43 Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski divorcohen pas nëntë vitesh martese08:32 Polica e Hagës konfiskon shtizat e flamujve përpara verdiktit për ish-krerë të UÇK-së08:27 Diaspora mbledhet në Hagë për vendimin e Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së08:19 Mario Mitaj starton për Xhenoan, ekipi kualifikohet kundër Interit08:17 Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë08:13 VOAL publikon humor rreth vizitës së çiftit tek mjeku08:04 Jakup Krasniqi vizitoi vetëm një herë Kosovën gjatë paraburgimit në Hagë07:55 Ish-krerët e UÇK-së para verdiktit përfundimtar në Hagë07:51 Haga shpall sot verdiktin e parë për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa RAJ

RTSH e RTK pa reporterë në Luginë — UGSH kërkon akreditim pas 25 vitesh

Gazetarët kërkojnë akreditim për të raportuar nga zona e Luginës së Preshevës

Redaksia ZHURMA 14:44 2 min lexim
RTSH e RTK pa reporterë në Luginë — UGSH kërkon akreditim pas 25 vitesh
FOTO · Foto: PRESEVO VALLEY / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u është drejtuar me një thirrje medieve publike shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë që të akreditojnë reporterë zyrtarë në Luginën e Preshevës. Në një njoftim zyrtar, UGSH bën me dije se "gazetarë dhe përfaqësues të medieve vendore në Luginën e Preshevës, përsëritshëm u janë drejtuar përfaqësuesve më të lartë shtetërorë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës se interesimi ndërshtetëror shqiptar për pakicën tonë kombëtare që jeton në Serbi, kryesisht në Luginën e Preshevës, në tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, meriton interesim, kujdes dhe mbështetje potenciale nga dy Republikat".

UGSH vë në dukje se "në tekstin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mishërohet një detyrim i tillë. Por matanë pohimeve, deklaratave dhe vizitave propagandistike, ky detyrim kushtetues dhe aq më tepër vëllazëror, jo vetëm mbetet i cungët, por në disa raste nuk ngjitet dot tek vlera simbolike". Gazetarët e Luginës në disa takime rajonale të zhvilluara dhe organizuara nga UGSH kanë kërkuar dhe kërkojnë me këmbëngulje që mediet publike dhe kombëtare të Shqipërisë të mbështesin rrjetin e reporterëve dhe komunitetin e medieve vendore të Luginës.

UGSH e konsideron të papranueshëm dhe të pajustifikueshëm pse në harkun kohor të më shumë se 25 viteve mediet publike të Shqipërisë e kanë hequr dhe nuk e konsiderojnë të nevojshëm reporterin e akredituar në Luginën e Preshevës. "Nuk ka asnjë arsye që RTPSH në Tiranë dhe RTK në Prishtinë, të mos kenë qoftë edhe një reporter që raporton për realitetin dhe ndodhitë nga zona e Luginës së Preshevës. Në raporte krahasimtare me praktika të vendeve të rajonit mund të përmendim vende si Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut që jo vetëm kanë reporterë të akredituar në vendet ku kanë pakica etnike, por vlerësojnë maksimalisht rolin e këtij raportimi", thuhet në reagimin zyrtar.

Më tej UGSH sjell në vëmendje se "aktualisht shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me probleme atipike, në raport krahasimtar me pakicat që jetojnë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Deshtetëzimi i tyre, përmes procesit të njohur të zhvleftësimit të pasaportizimit për shkak të emigrimit, zbrazja e qëllimtë e territorit sikundër ndodh në Medvegjë dhe ndryshimi i raporteve demografike në territorin etnik, janë qëllime të zymta nacionaliste serbe ndaj pakicës sonë në këtë shtet". UGSH i drejtohet Komisionit Parlamentar për Informim dhe Edukim, Këshillit Drejtues të RTSH dhe institucioneve të larta kushtetuese të bëhen pjesë e mishërimit të këtij detyrimi kushtetues dhe ndihmës konkrete që meriton pakica jonë kombëtare në Serbi dhe veçanërisht, mediet dhe gazetarët e Luginës së Preshevës.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/31/unioni-i-gazetareve-mediat-publike-shqiptare-te-akreditojne-reporteret-ne-luginen-e-presheves
— Redaksia ZHURMA

Komentet