Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Në Rakiq u organizua Festa Tradicionale e Kungullit

Organizata Turistike e Tuzit organizoi Festën e Kungullit pranë lumit Cem dhe ujëvarës së Niagarës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në një atmosferë të ngrohtë vjeshtore pranë lumit Cem dhe ujëvarës së Niagarës, në Rakiq u mbajt Festa e Kungullit nën përkujdesjen e Organizatës Turistike të Tuzit. Ky aktivitet mblodhi prodhues, artizanë dhe vizitorë të shumtë nga Malësia, Ulqini, Podgorica, Kraja dhe treva të tjera, të cilët prezantuan produktet e tyre tradicionale, ushqimet shtëpiake dhe punimet artizanale.

Në Rakiq u organizua Festa e Tradicionale e Kungullit
Foto: Rakiq, pranë ujëvarës Niagara në lumin Cem, afër Tuzit · Foto: ines lukic / Wikimedia Commons, CC BY 3.0

Në këtë ngjarje tradicionale morën pjesë edhe nxënësit e shkollës qendrore të Tuzit, «Mahmut Lekiq», me krijimtarinë e tyre për të promovuar vlerat vendore. Për atmosferën festive u kujdes këngëtarja ulqinake Eliza Markiq së bashku me bendin e saj, duke sjellë interpretim muzikor për të pranishmit në këtë mjedis natyror.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme