Ulqin: Mbrëmje përuruese dhe homazh për sociologun Qani Osmani
Në Qendrën e kulturës në Ulqin u mbajt një mbrëmje përuruese dhe homazh kushtuar jetës dhe veprës së sociologut e aktivistit Qani Osmani.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Galerinë e Qendrës së kulturës në Ulqin u organizua një mbrëmje përuruese dhe homazh në nderim të sociologut dhe aktivistit shoqëror, Qani Osmanit. Publicisti Gazmend Çitaku u shpreh se ky organizim vjen pas një viti nga ndarja e tij nga jeta, për të kujtuar penden dhe njerëzillëkun e tij. I lindur në Gostivar, Osmani kreu arsimin e mesëm atje dhe Fakultetin Filozofik në Prishtinë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën publike dhe kulturore të Ulqinit. Gjatë veprimtarisë së tij, ai shkëlqeu si kryeredaktor i revistës Koha javore dhe kontribuoi në shtypin vendor e rajonal për mbrojtjen e identitetit kombëtar e kulturor. Gjatë ngjarjes u promovua libri i tij i sapobotuar “Shkruaj, sepse ekzistoj”. Për kontributin dhe personalitetin e tij folën edhe publicisti Nail Draga, gazetarët Ali Salaj e Esat Mehmeti, si dhe e bija e tij, Albina Osmani – Markasheviq.