← kosove
Live · kosove · 11:08 · 22 Korrik 2026

Stuhia lë pa rrymë disa fshatra të Lipjanit, dëmtohet shkolla e Gadimes

Komuna apelon për kujdesin e situatës

— Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që përfshinë Komunën e Lipjanit gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme në disa zona të komunës, ka njoftuar Komuna e Lipjanit. Sipas njoftimit, si pasojë e kushteve atmosferike janë evidentuar dëme në sektorin e bujqësisë dhe në infrastrukturën publike.

Dëmtime janë raportuar në shkollën e Gadimes, Sallën Sportive dhe në shtigjet e ecjes, ku në disa segmente janë rrëzuar drunj, duke paraqitur rrezik për kalimtarët. Po ashtu, në disa lokalitete janë dëmtuar dhe rrëzuar shtylla elektrike, çka ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Komuna ka bërë të ditur se ekipet e shërbimeve publike, në bashkëpunim me strukturat emergjente dhe institucionet përkatëse, kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë për vlerësimin e situatës, sanimin e dëmeve dhe largimin e pengesave, me qëllim rikthimin e gjendjes në normalitet.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat e prekura dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve, pemëve dhe shtyllave të dëmtuara, të cilat mund të paraqisin rrezik. Komuna e Lipjanit ka apeluar gjithashtu që qytetarët të jenë të kujdesshëm edhe në ditët në vijim, pasi sipas parashikimeve meteorologjike priten reshje intensive dhe erëra të fuqishme.

Shija e redaktorit Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë.

Burim: Gazeta Dukagjini

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën