Haxhiu dekreton largimin e 20 prokurorëve serbë, SHBA dhe BE reagojnë
Ambasada e SHBA-së: Kushtetuta e Kosovës garanton përfaqësimin e serbëve
— Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022. Lidhur me këtë çështje, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet e vendit.
Ambasada e SHBA-së thotë se presin nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe që të kenë mundësi të marrin plotësisht pjesë në jetën politike dhe qytetare të Kosovës.
“Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët e Kosovës të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të U.d. Presidentes Haxhiu.
Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #kosove
Prokuroria heton analizat e ujit në Gostivar — mostrat dërgohen në ekspertizë

Haxhiu përkujton 16 vjet nga opinioni i GJND-së për pavarësinë e Kosovës

Ramadani akuzon Haxhiun për rritje të tenderëve me 326%, kërkon Prokurorinë

Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.