← maqedoni
Live · maqedoni · 11:29 · 22 Korrik 2026

Mbi 9.000 thirrje në 112 pas stuhisë që goditi Shkupin

Deri të premten, reshje të dendura shiu dhe bubullima priten; 9.000 thirrje nga qytetarët

— Deri të premten, në Maqedoni priten stuhi afatshkurtra të shoqëruara me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se edhe sot, si dhe gjatë ditëve në vijim, priten reshje më të dendura shiu dhe bubullima.

Stuhi me breshër priten edhe pasditen e sotme. Moti gjatë ditës do të jetë pjesërisht i vranët me intervale me diell, ndërsa në disa zona do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe paqëndrueshmëri lokale të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa vende edhe stuhi të izoluara me breshër.

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here erë e fortë nga veriu, me shpejtësi që në disa vende do të kalojë 60 kilometra në orë. Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të përkohshme shiu dhe kushte për paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Deri të premten në kryeqytet do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe herë pas here i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të qytetit ekziston mundësia e paraqitjes së breshrit. Pas stuhisë që dje përfshiu Shkupin dhe disa qytete të tjera të vendit, DPHM njofton se edhe sot, si dhe gjatë ditëve në vijim, priten stuhi afatshkurtra të shoqëruara me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi mëngjesin e sotëm se pas stuhisë me erëra të forta dhe reshje shiu që dje përfshiu territorin e Maqedonisë së Veriut, në numrin unik për thirrje emergjente 112 janë pranuar mbi 9.000 thirrje nga qytetarët. Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) thotë se deri në orën 22:00 në Shkup janë regjistruar 117 automjete të dëmtuara, 35 çati të dëmtuara, 189 pemë të rrëzuara, shtatë semaforë të dëmtuar, pesë zjarre dhe 10 persona të lënduar.

Burim: Portalb.mk

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën