Çfarë pritet të ndodhë me motin në Kosovë?
Temperaturat pritet të lëvizin ndërmjet 10 dhe 27 gradë Celsius
PRISHTINË — Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me intervale të pakta vranësirash. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe lëvizje gjatë fundjavës. Burim: Sinjali, — Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.