Çfarë sfida kanë IPK-në gjatë 20-vjetorit?
Kushtrim Hodaj flet për kapaciteteve njerëzore dhe kompetencën për xhandarmëri
PRISHTINË — Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, foli për 20-vjetorin e themelimit të institucionit dhe për sfidat që e kanë shoqëruar gjatë dy dekadave të funksionimit. Ai theksoi se mundësia që IPK-ja të marrë kompetenca edhe për mbikëqyrjen e xhandarmërisë është paraparë, por procesi është ende në fazën fillestare. Hodaj tha se janë zhvilluar diskutime me kabinetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se procesi është ende i hershëm. "Sigurisht se është paraparë qysh në fillim që IPK do të monitoroj dhe të mbikëqyrë edhe xhandarmërinë, mirëpo është një proces i hershëm që në momentin kur të propozohen draftet finale i projektligjeve, do ta dimë saktë cili ditë jetë roli edhe i xhandarmërisë, por edhe i IPK-së. Por jemi dakorduar që IPK të merr kompetenca shtesë dhe të kontrolloj edhe këtë institucion tjetër të sigurisë"– deklaroi Hodaj.
Hodaj tha se një nga sfidat kryesore mbetet mungesa e kapaciteteve njerëzore, tash 20 vjet pas themelimit të institucionit. Rritja e besimit të qytetarëve ndaj IPK-së ka sjellë edhe rritje të numrit të ankesave, duke shtuar nevojën për më shumë staf. "Mungesa e kapaciteteve në IPK është vazhdimisht sfidë, për shkak se rritja e besimit qytetar dhe rritja e ankesave që adresohen në Inspektorat sigurisht se kërkon edhe kapacitete"– tha ai. Megjithatë, ai e konsideroi arritjen më të madhe të institucionit ndërtimin e besueshmërisë te qytetarët.
Inspektorati Policor i Kosovës u themelua para 20 vjet dhe ka arritur të ndërtojë besueshmëri te qytetarët. Megjithatë, institucioni ballafaqon me mungesë kapaciteteve dhe kompetencë për xhandarmëri. Në intervistë, Hodaj trajtoi edhe raste specifike, duke përfshirë vjedhjen e dhomës së dëshmive në stacionin policor në Prishtinë, i cili mbetet ende i pazbardhur. Ai tha se nuk mund të konsiderohet dështim i IPK-së, sepse në kohën kur kishte ndodhur rasti, hetimet penale ishin zhvilluar nga EULEX-i dhe se IPK kishte pasur kompetenca të kufizuara. "Ne nuk kemi pasë autoritet që t’i hetojmë përgjegjësit kryesorë të vjedhjes së dhomës së dëshmive dhe është një proces që ka kaluar pastaj prej EULEX-it, tek institucionet vendore, tek prokuroria"– tha Hodaj.
Po ashtu, Hodaj foli për rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut. Sa i përket hetimeve, Hodaj tha se tashmë raporti i mjekësisë ligjore është dorëzuar në Prokurori. "Deri vonë kemi qenë në pritje të raportit të mjekësisë ligjore. Sa kam dijeni, raporti është dorëzuar së fundmi në Prokurori dhe tani jemi duke pritur vlerësimin dhe veprimet e mëtejshme të Prokurorisë"– tha ai.
Hodaj foli edhe për rastet e përdorimit të forcës nga zyrtarët policorë, duke e cilësuar këtë si një problematikë me të cilën përballen policitë në mbarë botën. "Çështja e përdorimit të forcës është tipike shkelje e zyrtarëve policorë, është një prej problematikave që e kanë policitë e gjithë botës. Por kemi edhe shumë raste kur zyrtarët policorë sulmohen nga qytetarë agresivë dhe duhet të jemi të kujdesshëm gjatë trajtimit të këtyre rasteve"– tha ai. I pyetur nëse policëve u lejohet të punojnë si sigurim fizik, kryeshefi i IPK-së theksoi se ligji ua mundëson zyrtarëve policorë të ushtrojnë punë dytësore vetëm në sektorë të caktuar dhe me miratim paraprak të Policisë së Kosovës. "Zyrtarëve policor iu lejohet që të ushtrojnë edhe punë sekondare në disa sektore, nuk iu lejohet që të ushtrojnë çfarëdo pune. Kjo bëhet me aprovim paraprak të strukturës policore dhe pastaj edhe monitorohet"– deklaroi Hodaj. Ai shtoi se zbulimi i këtyre rasteve është i vështirë, pasi puna e tillë zakonisht zhvillohet në mënyrë joformale, pa kontrata pune apo pagesa përmes sistemit bankar.
Intervista trajton edhe disa nga rastet më të diskutuara në opinion publik, përfshirë hetimet lidhur me vjedhjen e dëshmive në stacionin policor në Prishtinë, si dhe zhvillimet rreth rastit SKY ECC dhe nëse ka apo jo emra të zyrtarëve policorë të përfshirë. Intervista me Kushtrim Hodaj-n u transmetua në emisionin “Kallxo Përnime” më 04.07.2026. Intervistën mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të KALLXO.com në YouTube.
Burim: Kallxo, https://kallxo.com/lajm/interviste-me-kryeshefin-e-inspektoratit-policor-kushtrim-hodaj-video/ — Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.