Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:49 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
19:48 Skandali i Videove Intime të Adi Hilës, Robert Berisha: Nëse e ka bërë për përfitime…19:45 Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm19:25 Terras kërkon reforma dhe rritje ekonomike në Kosovë19:15 Çlirim Haziri kërkon lirimin e dy veteranëve të UÇK-së19:11 Zgjedhja e presidentes së re shmang zgjedhjet e parakohshme në Kosovë18:35 Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s, Kosova kap pozicionin më të mirë në…18:25 Mesazhi emocionues i Di Marias për Messin18:01 Vance: Irani duhet të reduktojë pasurimin bërthamor për marrëveshje17:51 Arrestohet një person për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj17:48 Policia ndërpret tubimin parazgjedhor të Listës Serbe në Mitrovicë
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Jetesa DIA

Çfarë solli Festivali Shqiptar 'Lahuta' në Michigan?

Mijëra njerëz shqiptarë mblodhën për të festuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

Redaksia ZHURMA 22:58 Përditësuar 18:20 1 min lexim
Çfarë solli Festivali Shqiptar 'Lahuta' në Michigan?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

ROCHESTER HILLS — Në kuadër të Festivalit tradicional të Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, Michigan, për nder te Pavarësi së SHBA, mbrëmja e 2 korrikut ishte me e veçantë ajo iu kushtua kulturës dhe traditës shqiptare me organizimin e Natës së Folklorit 'Lahuta'. Ky aktivitet solli në skenë pasurinë e trashëgimisë sonë kombëtare ku spikasnin kostumet shumëngjyrëshe te te rriturve dhe fëmijëve me një pjesëmarrje mjaft të madhe me mijëra vetë me gjithë temperaturat e larta.

Programi nisi me Paradën Shqiptare, ku flamuri kuqezi dhe kostumet tradicionale shqiptare krijuan një atmosferë festive dhe plot krenari kombëtare. Ceremonia zyrtare u shoqërua me interpretimin e himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke simbolizuar lidhjen e fortë të komunitetit shqiptaro-amerikan me atdheun dhe vendin që e ka mirëpritur.

Mbrëmja artistike solli në skenë një program të pasur me këngë, valle dhe interpretime folklorike nga ansamble dhe grupe të njohura shqiptare. Festivali u pasurua gjithashtu me prezantimin e lahutarëve lahutës, simbolit të identitetit dhe kujtesës historike shqiptare.

Festivali Shqiptar 'Lahuta' në Kishën Katolike Shqiptare Shën Pali është rezultat i një pune të gjatë të dhjetëra vullnetarëve. Ne ditët në vijim do të ketë koncerte me këngëtarë dhe DJ te komunitetit.

Burim: Dielli, https://gazetadielli.com/nata-e-folklorit-lahuta-bashkon-shqiptaret-ne-michigan-me-rastin-e-250-vjetorit-te-pavaresise-se-amerikes/

— Redaksia ZHURMA

Komentet