Vjosën apo Albinin? Cilin do ta votoni?
Presidentja Vjosa Osmani po synon ta marrë edhe një mandat si presidente e Kosovës, pa çka se këtë nuk e dëshiron më partia më e madhe në vend që drejtohet nga Albin Kurti.
Osmani ka deklaruar ditë më parë se Kurti e kishte vënë para aktit të kryer, duke i kërkuar që votat t'i siguronte ajo vetë.
Ajo javë më parë e ka shpërbërë Kuvendin e Kosovës duke e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, por ky dekret është vënë në pikëpyetje dhe tash pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Osmani e Kurti i kishin fituar zgjedhjet së bashku në shkurtin e 2021-s, kur Osmani ishte përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.