Stuhia godet Shkupin, Çairi aktivizon Shtabin e Emergjencës
Ekipet komunale në terren për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve pas stuhisë
— SHKUP — Pas stuhisë së fuqishme që goditi të martën Shkupin dhe rajonin, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se është mbajtur mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme, raporton zyrtare.
Sipas tij, ekipet komunale kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Mexhiti bëri të ditur se, së bashku me ekipet kompetente, ka dalë në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të koordinuar ndërhyrjet në zonat ku ka nevojë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve deri në normalizimin e plotë të situatës pas stuhisë. Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/izet-mexhiti-cairi-aktivizon-shtabin-e-emergjences-ekipet-ne-terren/ — Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #maqedoni
Bardeli: Rama u takua vetëm me të përzgjedhur në Theth

Perinski merr drejtimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor pas largimit të Klekovskit

Toshkovski: uji i Gostivarit ende i pasigurt, pritet hiperklorimi i sistemit

Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.