Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Zjarrfikës kanadezë përfundojnë në Berat fazën e parë të trajnimeve

Misioni 'Firefighters Without Borders Canada' zhvillon program kombëtar trajnimesh në Shqipëri

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

BERAT, 22 korrik — Misioni kanadez "Firefighters Without Borders Canada" (Zjarrfikës pa Kufij) po zhvillon një program kombëtar trajnimesh në Shqipëri, në bashkëpunim me institucionet shqiptare të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, se programi synon rritjen e kapaciteteve profesionale të efektivëve zjarrfikës dhe përmirësimin e gatishmërisë për përballimin e situatave emergjente.

Zjarrfikës kanadezë përfundojnë në Berat fazën e parë të trajnimeve
Foto: Ervin Demo - Mayor of Berat, Albania / Wikimedia Commons

Ekspertët kanadezë, të udhëhequr nga Robert Dubbert, përmbyllën në Berat fazën e parë të trajnimit me efektivët e shërbimit zjarrfikës. Gjatë trajnimit u ndanë përvoja dhe praktika më të mira ndërkombëtare për ndërhyrjet në raste zjarresh, përmbytjesh, aksidentesh rrugore dhe situatash të tjera emergjente.

Pas përfundimit të kësaj faze në Berat, programi do të vijojë në bashki të tjera të vendit, duke përfshirë efektivë të shërbimeve zjarrfikëse nga disa qytete. Sipas ministrit Demo, ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe garantimin e një reagimi sa më të shpejtë dhe efikas në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Burim: ATSH

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme