Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Maqedonia e Veriut siguron 142,1 milionë euro nga Plani i Rritjes

Sali kërkon konsensusin e deputetëve për miratimin e ligjeve të nevojshme.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Maqedonia e Veriut ka siguruar deri tani 142,1 milionë euro nga Plani i Rritjes për zbatimin e Agjendës së Reformave, kujtoi zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, i cili mori pjesë në seancën e Këshillit Nacional për Integrim Evropian dhe prezantoi qëndrimet e Qeverisë lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit 2026.

Maqedonia e Veriut siguron 142,1 milionë euro nga Plani i Rritjes
Foto: Ilustrim · Assembly of the Republic of Kosovo (CC BY 3.0 pl) / Wikimedia Commons

Sali theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik i vendit, ndërsa reformat në sundimin e ligjit duhet të shoqërohen me rezultate konkrete dhe të matshme. Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë ndër vendet më të suksesshme në zbatimin e Agjendës së Reformave, duke kujtuar se së fundmi është dorëzuar edhe kërkesa e katërt për financim, me 22 hapa reformues të realizuar.

Sali u bëri thirrje të gjithë deputetëve të mbështesin procesin reformues dhe të kontribuojnë në miratimin e ligjeve të nevojshme. Theksoi se dallimet politike nuk duhet të pengojnë interesin strategjik të shtetit dhe përfitimet që qytetarët presin nga procesi i integrimit evropian.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme