← sport
Live · sport · 12:41 · 22 Korrik 2026

Egnatia pret Celjen sonte në Rrogozhinë — fitorja e çon një hap nga Conference League

Ndeshja është programuar për sot në 'Arena Egnatia' me fillim nga ora 21:00

— Egnatia Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë sot për raundin e dytë të kualifikueseve të Champions League kundër NK Celje të Sllovenisë. Rrogozhinat e zhvillojnë në shtëpi ndeshjen e parë në sfidën që starton nga ora 21:00 në 'Arena Egnatia'. Atmosfera duket e mirë në kampin e kampionëve shqiptarë, për të arritur një rezultat pozitiv që do t’i jepte një dorë të madhe formacionit të drejtuar nga Nevil Dede përpara ndeshjes së kthimit në tokën sllovene.

Një kualifikim ndaj Celjes do ta vendoste skuadrën vetëm një hap larg fazës së ligës së Ligës së Kampioneve, ndërsa në të njëjtën kohë do t’i siguronte matematikisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League, pavarësisht ecurisë në raundet pasardhëse. Motivimi te rrogozhinasit vjen edhe për shkak të një super suksesi që arritën në raundin e parë pas fitores 6-1 në ndeshjen e kthimit kundër Petroclub të Moldavisë.

Pasi festës për kualifikimin historik ndaj moldavëve të Petroklubit, Egnatia rikthehet sot në fushë për një tjetër provë të rëndësishme europiane. Në 'Arena Egnatia' zbresin kampionët e Sllovenisë, Celje, në sfidën e parë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve, një duel që mund të përcaktojë fatin e rrogozhinasve në Kupat e Evropës.

Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/sonte-egnatia-per-historine-perballe-celje-ne-champions-kampionet-shqiptare-synojne-nje-tjeter-befasi-ne-rrogozhine

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #sport

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën