Boreu
Boreu, biri i Asterut dhe Eositës, vëllai i Esperusit, Zefirës së Veriut, që frynte nga rajonet e Trakës. Poetët, që nga Homeri, e përshkruajnë me ngjyrat më të gjalla furinë që shkaktonte ai në tokë ose në det. Nga ana etimologjike emri. Bore, do të thotë erë e malit. Sipas legjendës atikase, ai ishtë mbreti i Trakës, që kishte rënë në dashuri me Ortinë. vajzën e mbretit të Athinës, Erakteut, të cilën ai e rrëmbeu një ditë kur ajo ishte duke mbledhur lule në afërsitë e Athinës. Nga kjo martesë lindën Boreadët (dy djem binjakë, Zeti dhe Kalaidi dhe dy vajza, Kleopatra dhe Kionea). Si burrë i mbretëreshës së Athinës, Boreu konsiderohej dhëndri i athinasve.. Kur persianët sulmuan grekët, athinasit kërkuan ndihmën e dhëndrit të tyre. Boreu luajti një rol të madh në mbrojtjen e qytetit, duke e shkatërruar flotën persiane. Për nder të tij, athinasit ngritën një tempull. Boreu paraqitej në trajtën e një burri të fuqishëm, të pajisur me fletë të mëdha yrfj/