Kaosi

Kaosi (gr. humnerë), personifikim i hapësirës së zbrazët që, sipas mitologjisë, ekzistonte para krijimit të botës dhe që përmbante në vetvete burimin e jetës. Çdo gjë lindi nga Kaosi i përjetshëm. i pakufishëm dhe i errët. Nga Kaosi doli Gjea (Toka) dhe Erosi, që gjallëroi çao gjë. Kaosi lindi Erebën (errësirën) dhe Natën. Pastaj nga masa e saj e pështjelluar dolën Dita dhe Eteri. Pas lindjes së botës, Kaosi jetoi në tokë, por më vonë atë e degdisën në Tartar.

Shih edhe

Përmendet te