Mopsi
Mopsi, hero i hyjnizuar i akejve, të cilët në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit II para es. kolonizuan bregun e Azisë së Vogël. Ai konsiderohet si themelues i disa qyteteve dhe stërgjysh i disa dinastive lokale të Kilikisë e të Pamfilisë. Ishte i identifikuar (ose i ngatërruar) me dy fallxhorë me të njëjtin emër: njëri lapit, që mori pjesë në luftën kundër centaurëve, në gjuetinë e Kalidonit dhe në fushatën e argonautëve, gjatë së cilës vdiq në Libi nga piskimi i një gjarpri, tjetri ishte biri i
Mantojës dhe nipi i Tiresiut. Mopsi i dytë ia kaloi Kalkantit në artin e profecisë. Ai u zu me birin e Amfiaraut, Amfilokun, për të zotëruar qytetin Molos në Kiliki, ku kishte një faltore, dhe u vra në dyluftim me të.