Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Virozat e vjeshtës më aggressive, prekën më tepër moshat në punë

Temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e virozave me simptoma të forta; mjekët raportojnë raste gastroenteriti dhe mungesa në punë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Temperaturat e larta, të pazakontshme për vjeshtë, po ndihmojnë përhapjen e virozave që këtë vit shfaqen me simptoma më të forta krahasuar me vitin e kaluar. Mjeku P. Male tregon se temperatura e lartë është simptomë kryesore, ndërkohë rastet paraqiten edhe me dhimbje kockash, diarre dhe vjella.

Virozat e vjeshtës më aggressive, prekën më tepër moshat në punë
Foto: monitor.al

Mjekët raportojnë edhe raste gastroenteriti, ndërsa disa viroza kanë prekur mushkëritë duke kërkuar trajtim me antibiotike. Më të prekura janë moshat e mesme dhe të reja që punojnë, duke shkaktuar mungesa të shumta në institucione. Përhapja është më e lartë midis personave që punojnë në zyra dhe mjedise me grumbullim njerëzish. Personat në moshë më të madhe e kalojnë virozën me simptoma më të lehta.

Vlora dhe Saranda kanë incidencën më të lartë të rasteve me diarre, e lidhur me fluksin e lartë turistik dhe grumbullimet e mëdha gjatë verës.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme