Vitia pranon se ka mungesë të barnave në Klinikën e Onkologjisë
Ministri i Shëndetësisë thotë se herë pas here ka mungesë të barnave në Onkologji për shkak të rritjes së kërkesave.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u është përgjigjur kritikave lidhur me furnizimin me barna në Klinikën e Onkologjisë gjatë një fjalimi në Kuvend. Ai ka folur edhe për vdekjen e një gruaje me kancer të gjirit, e cila nuk e kishte marrë terapinë për katër muaj, duke pranuar se «herë pas here» ka mungesë të barnave të caktuara në këtë klinikë.
Sipas ministrit, nga buxheti total prej 70 milionë eurosh për barna, 22 milionë euro janë ndarë posaçërisht për Onkologjinë. Ai ka theksuar se në tri vitet e fundit janë shtuar një numër barnash në listën esenciale, përfshirë barin Palbociclib për trajtimin e kancerit, i cili është furnizuar për herë të parë në Kosovë më 2025 pasi më parë nuk ka qenë në listë deri në mes të atij viti.
Vitia ka arsyetuar se klinika kishte bërë planifikimin bazuar te pacientët që kishin shkuar më parë, por kthimi i pacientëve që i kishin marrë trajtimet privatisht ose jashtë vendit ka dyfishuar numrin e kërkesave mbi planifikimin fillestar. Sipas tij, kjo ka sjellë implikime të dyfishta buxhetore dhe mungesa të kohëpaskohshme të këtyre preparateve.