Tranzicioni i përgjegjësisë për Urën e Ibrit duket në terren
Një medium italian analizon zhvillimet e sigurisë pas ndryshimit të komandës së KFOR-it dhe përfshirjen e Policisë së Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Portali italian i specializuar për çështje të mbrojtjes ka trajtuar ndryshimin në krye të misionit të KFOR-it, pas marrjes së komandës nga gjenerali Roberto Vergori. Sipas shkrimit, ndryshimet janë të dukshme në praktikë, duke përfshirë kalimin e përgjegjësisë për urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë te Policia e Kosovës, si dhe angazhimin e kësaj të fundit në perimetrin e sigurisë pranë Manastirit të Deçanit.
Në raportim përmenden gjithashtu deklaratat e gjeneralit turk Ozkan Ulutas, dhënë para përfundimit të mandatit të tij, ku theksohej se ky proces nuk përbën bartje të mandatit të misionit te strukturat vendhase dhe nuk nënkupton tërheqje apo ulje të pranisë së NATO-s. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nga ana e komandës situata e sigurisë vazhdon të konsiderohet e ndjeshme dhe me mundësi për shfaqjen e tensioneve të reja, sidomos në pjesën veriore të vendit.