Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Paraburgim prej 30 ditësh për Gani Gecin pas dyshimeve për kanosje

Ish-deputeti Gani Geci është dërguar në paraburgim prej 30 ditësh nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-deputetit Gani Geci i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi dyshohet për veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Sipas dosjes së Prokurorisë, ai dyshohet se e ka kërcënuar me vrasje Mehmetajn nëse nuk do e ndryshonte postimin për nipin e tij, deputetin e Vetëvendosjes, Fatos Gecin.

Paraburgim prej 30 ditësh për Gani Gecin pas dyshimeve për kanosje
Foto: kallxo.com

Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të përsërisë veprën penale apo të kryejë veprën e re. Lidhur me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur caktimin e kësaj mase dhe ka kërkuar që t'i jepet prioritet sigurisë fizike të gazetarit Mehmetaj, duke theksuar rëndësinë e trajtimit profesional të rastit për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →