Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Trepça triumfon në udhëtim ndaj Splitit në FIBA Europe Cup

Klubi nga Mitrovica ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të fazës grupore në FIBA Europe Cup kundër ekipit kroat.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Trepça ka shënuar fitore në udhëtim ndaj BC Splitit të Kroacisë me rezultatin 78:69 në ndeshjen e dytë të fazës grupore në «FIBA Europe Cup». Mitrovicasit kishin ecuri prej katër disfatave rresht, por tani kanë lidhur fitoren e dytë të njëpasnjëshme pas triumfit ndaj Vëllaznimit në fundjavë.

Trepça triumfon në udhëtim ndaj Splitit në FIBA Europe Cup
Foto: Wikimedia Commons

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Adis Beqiragiq e humbi çerekun e parë 22:19, por e bëri dallimin në periudhën e dytë duke fituar 19:6 dhe shkoi në pushim me dhjetë pikë dallim, ndërsa në pjesën e dytë nuk lejoi befasi dhe fitoi me nëntë pikë diferencë. Kampioni aktual i basketbollit kosovar kishte hyrë në këtë përballje evropiane pas humbjeve në Superkupën e Kosovës, Superligë dhe në xhiron e parë të «FIBA Europe Cup».

Në ngjarje të ngjashme, Bashkimi ishte dashur të luante në udhëtim ndaj Manchesterit të Anglisë, por pati telashe me pajisje me viza dhe nuk udhëtoi, ndërsa ky ekip është në Grupin F dhe e ka një fitore në xhiron e parë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 25 kamera →