Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gjykata cakton paraburgim prej 30 ditësh për Gani Gecin

Gjykata ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Gecit, masë e cila është kundërshtuar nga mbrojtja por është mirëpritur nga…

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Gecit, pas seancës gjyqësore të mbajtur lidhur me rastin. Avokati i Gani Gecit, Besnik Berisha, ka deklaruar pas përfundimit të seancës se e gjykojnë këtë vendim si të papërshtatshëm dhe absolutisht të panevojshëm.

Gjykata cakton paraburgim prej 30 ditësh për Gani Gecin
Video · YouTube ↗

Në anën tjetër, avokati Labinot Vata, përfaqësues i gazetarit Lirim Mehmetaj, ka mirëpritur caktimin e paraburgimit, duke vlerësuar se ky vendim kontribuon në mbrojtjen e gazetarit dhe zhvillimin e papenguar të procedurës. Vata ka shprehur shqetësimin për atë që e ka cilësuar si përpjekje për ta detyruar gazetarin të heqë një postim përmes kanosjes, duke përmendur deklarimin që i atribuohet Gani Gecit se «Nëse s’e heq postimin, kemi me u vra».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →