Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ultimatum nga protestuesit për Ramën: Dorëheqje deri nesër në orën 13:00

Protestuesit i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama deri nesër në orën 13:00 për dorëheqje, duke paralajmëruar se në të kundërt do t’i drejtohen Presidencës për shpërndarjen e…

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, protestuesit kanë vendosur një afat deri nesër, në orën 13:00, për kryeministrin Edi Rama që të japë dorëheqjen. Ata bëjnë me dije se protesta do të vijojë sërish ditën e enjte.

Ultimatum nga protestuesit për Ramën: Dorëheqje deri nesër në orën 13:00
Foto: Wikimedia Commons

Sipas njoftimit pa autorësi, nëse Rama nuk largohet nga detyra brenda afatit të përcaktuar, protestuesit do t’i drejtohen Presidencës për të kërkuar ndërhyrjen e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit.

Ndërkohë, gjatë zhvillimeve të ditëve të fundit në Tiranë janë shënuar tensionime, ku sipas autoriteteve janë regjistruar dhjetëra efektivë të lënduar dhe protestues të ndaluar në komisariate.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →