Seanca e Speciales, Haradinaj: Deputetët s'kanë mundur të dalin pa gjakderdhje
Ish-deputeti Daut Haradinaj ka folur për seancën e 6 tetorit dhe ndryshimet në Ligjin për Specialen.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme. Rreth njëzet ditë para kësaj date, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura çdo natë me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë në Hagë.
Ditët e fundit para datës gjashtë tetor, protestat u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve dhe forcave policore, pasi kërkonin me ngulm ndryshimet në Ligjin për Specialen. Në natën kritike të kësaj seance, forca të shumta policore rrethuan Kuvendin dhe një numër i madh i tyre u fut brenda tij, ndërsa protesta u ndal vetëm me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Duke folur për këtë ngjarje, Haradinaj tha se «Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…».