Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Haradinaj kritikon ashpër Qeverinë Kurti për trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së

Daut Haradinaj ka deklaruar se Qeveria ka qenë më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Anëtari i kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti lidhur me temën e ish-katërshes së UÇK-së.

Haradinaj kritikon ashpër Qeverinë Kurti për trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së
Foto: epokaere.com

I ftuar në emisionin Rubikon, Haradinaj u shpreh se në disa momente Qeveria ka qenë më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve të UÇK-së. «Çka ka më të rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? Çka duhet me pas më shumë? S’jam duke fol me emra se janë të parëndësishëm, është ministër i institucionit. Ministër, e ka mbajtur përgjegjësinë kryesore, ka qenë ministre e Jashtme e tash është ministre e Drejtësisë, por zotëri Kurti e ka mendësinë e njëjtë», tha ai.

Haradinaj gjithashtu theksoi se kjo qeveri që gjashtë vjet nuk ka bërë asnjë veprim për ish-krerët e UÇK-së.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →