Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gjendet pa shenja jete personi i zhdukur në Ferizaj

Një person i raportuar i zhdukur në Ferizaj është gjetur pa shenja jete pas një aksioni kërkim-shpëtimi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

FERIZAJ — Një person i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët është gjetur pa shenja jete.

Gjendet pa shenja jete personi i zhdukur në Ferizaj
Foto: telegrafi.com

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se rasti ishte raportuar në Stacionin Policor në Ferizaj, pasi familjarët nuk kishin arritur të kontaktonin me personin e larguar nga shtëpia.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, sipas së cilës misioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në fshatin Rahovicë. Në njoftim thuhet: «Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 25 kamera →