Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Si iu zhdukën mbi 80 mijë denarë një tetovareje nga llogaria?

Një 50-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici se gjatë një viti i janë kryer transaksione të paautorizuara në llogarinë e saj debitore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TETOVË — Një grua 50-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici keqpërdorimin e kartelës së saj debitore. Ajo ka paraqitur rastin më 18 qershor në stacionin e SPB Tetovë, duke deklaruar se përmes aplikacionit bankar kishte vërejtur mungesë të mjeteve financiare në llogari.

Si iu zhdukën mbi 80 mijë denarë një tetovareje nga llogaria?
Foto: Pixabay

Pas kontrollit të raportit bankar, ajo ka konstatuar se në periudhën nga 23 maji i vitit 2025 deri më 12 maj të vitit 2026 janë realizuar disa transaksione të paautorizuara. Këto veprime të paautorizuara i kanë shkaktuar asaj një dëm të llogaritur prej rreth 80.273 denarësh.

Sipas deklaratës së saj dhënë policisë, kartelën debitore dhe të dhënat e saj personale nuk ia ka dhënë asnjë personi tjetër. SPB Tetovë po vazhdon me hetimet dhe po kryen procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme