Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Tetovarja viktimë e aksidentit pranë Tunelit të Murrizit

Një shtetase nga [[tetova|Tetova]] humbi jetën në përplasjen e dy automjeteve pranë tunelit të Murrizit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TETOVË — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, në Xibër, ku dy automjete janë përplasur mes vete rreth orës 10:15. Sipas informacionit paraprak të Policisë, si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë ndërruar jetë dy persona dhe pesë të tjerë janë dërguar në spital për të marrë kontrollin e nevojshëm mjekësor.

Tetovarja viktimë e aksidentit pranë Tunelit të Murrizit
Foto: zhurnal.mk

Viktimat janë identifikuar si drejtuesi i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, dhe pasagjerja që udhëtonte në makinën e drejtuar nga shtetasi A. F. Grupi hetimor ka dalë në vendngjarje dhe po vazhdon punën për të zbardhur rrethanat e plota të përplasjes mes dy mjeteve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme