Pesë të plagosur në përplasjen fatale pranë Tunelit të Murrizit
Pesë persona janë dërguar në spital pas aksidentit të rëndë në Rrugën e Arbrit, ku humbën jetën dy persona, përfshirë 34-vjeçaren nga Tetova.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TETOVË — Pesë persona janë dërguar në spital për kontroll mjekësor pas aksidentit të rëndë rrugor të regjistruar në Rrugën e Arbrit, ku mbetën të vdekur dy persona, mes tyre edhe 34-vjeçarja Maltina Ferati nga Tetova. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, kur dy automjete me drejtues shtetasit B. O. dhe A. F. u përfshinë në një përplasje në rrethana ende të paqarta. Sipas Policisë së Tiranës, si pasojë e përplasjes fatale humbën jetën drejtuesi B. O., rreth 42 vjeç, dhe pasagjerja M. F., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.