Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Çitaku: PDK i merr seriozisht shqetësimet e BE-së për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës deklaron se shtyrja e shqyrtimit të Ligjit për Specialen nuk ishte e qëllimshme, teksa Kuvendi sërish mbeti pa kuorum.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka arsye për ta konsideruar të qëllimshme shtyrjen e shqyrtimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, duke përmendur se seancat kanë qenë të ngarkuara me debate të gjata për energjinë dhe shëndetësinë. Ligji nuk u shqyrtua pasi Kuvendi nuk arriti kuorumin e mjaftueshëm në dy seanca, ndërsa deputetët u vonuan në sallë dhe më pas mungoi kuorumi edhe pas rreth dymbëdhjetë orë diskutimesh për pikat e tjera.

Çitaku: PDK i merr seriozisht shqetësimet e BE-së për Specialen
Foto: telegrafi.com

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku tha se i kanë marrë seriozisht shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Evropian. «Kemi mirëpritur edhe gatishmërinë e partnerëve ndërkombëtarë për konsultime. Partia Demokratike e Kosovës i merr seriozisht shqetesimet e shprehura nga Bashkimi Evropian lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara. Partneriteti me BE-në dhe respektimi i obligimeve nderkombetare jane pjese e orientimit tone te palekundur shteteror. Pikerisht për këtë arsye, presim që diskutimi për ligjin të zhvillohet mbi dispozita konkrete dhe argumente juridike», ka thënë Çitaku. Nga ana tjetër, avokati Ardian Bajraktari vlerëson se nevojiten intervenime që ligji të jetë në harmoni me amandamentin kushtetues, duke kërkuar angazhim në konsultime me ekspertët.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kthyer përgjigje ndaj pyetjeve të bëra gjatë ditës, ndërsa nga PDK presin që çështja të procedohet në vazhdimin e seancës gjatë ditëve në vijim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme