Humb jetën 46-vjeçari nga Negotina e Gostivarit pas rënies nga çatia
Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në Shkup pasi u rrëzua nga çatia e një stalle që po e riparonte.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një 46-vjeçar me inicialet G.S. nga Negotina e Gostivarit ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda pasi u rrëzua nga çatia e një stalle në atarin e fshatit Negotinë, të cilën kishte qenë duke e riparuar. Ngjarja u raportua më 13 nëntor 2026, në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Qendra Mjekësore e Gostivarit, ku i lënduari ishte sjellë fillimisht për ndihmë mjekësore. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai u transferua në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Mëngjesin e 14 nëntorit 2026, në ora 08:30, në SPB Tetovë u raportua se 46-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit. Autoritetet policore po ndërmarrin masa dhe veprime për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.