Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gjykata e Fierit lë në burg tre të dyshuar për tokën në Povelçë

Pas një seance të gjatë gjyqësore, toka shtetërore në Povelçë dhe planet për parkun fotovoltaik sjellin masa të reja sigurie.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pas një seance maratonë që zgjati rreth 7 orë, Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë «arrest me burg» për Arben Vojën, Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun. Të dyshuarit janë nën hetim për tjetërsimin e pronës shtetërore në zonën e Povelçës, ndërsa për Fjorelo Bidën gjykata ka caktuar tre masa me karakter ndalues.

Gjykata e Fierit lë në burg tre të dyshuar për tokën në Povelçë
Foto: report.al

Hetimet lidhen me kalimin e paligjshëm të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në pronësi private. Sipas dyshimeve të hetuesve, ky truall ishte planifikuar të përdorej për ndërtimin e një parku fotovoltaik, ndërsa të katër personat akuzohen për mashtrim, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme