Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Gjanica nxin në Fier, qytetarët ankohen për erë të rëndë e ndotje

Lumi Gjanica në qendër të qytetit të Fierit është ndotur, duke marrë ngjyrë të zezë dhe duke përhapur erë të rëndë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FIER — Lumi Gjanica, që përshkon qendrën e qytetit të Fierit, është kthyer prej disa ditësh në një burim shqetësimi për banorët për shkak të ndotjes së theksuar, ku uji ka marrë ngjyrë të zezë dhe përhap një erë të rëndë përgjatë pedonaleve në të dyja anët e tij. «Lumi ka disa ditë që është i ndotur. Aroma dhe ngjyra janë shumë shqetësuese. Ne si qytetarë kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme dhe të merren masa që lumi të mos ndotet më. Ne i frekuentojmë këto ambiente dhe në orët e mbrëmjes aroma bëhet edhe më e padurueshme», ka thënë një qytetar. Sipas dyshimeve, ndotja vjen nga shkarkimet e mbetjeve të fabrikave të përpunimit të hidrokarbureve dhe atyre të industrisë së përpunimit të ullirit gjatë sezonit të prodhimit të vajit, ndërkohë që institucionet ndërhyjnë zakonisht vetëm pasi shqetësimi arrin kulmin. Pas interesimit të mediave, Drejtoria Rajonale e Mjedisit njoftoi se ka marrë kampione për të analizuar cilësinë e ujit, ndërsa në terren kanë dalë edhe inspektorët e Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit për të kryer verifikimet përkatëse.

Gjanica nxin në Fier, qytetarët ankohen për erë të rëndë e ndotje
Foto: botasot.info

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme