Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Si u dëmtua tetovarja për 80 mijë denarë nga kartela debitore?

Një 50-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici transaksionet e shumta të paautorizuara që i zbrazën llogarinë rrjedhëse.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TETOVË — Një 50-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici keqpërdorimin e kartelës së saj debitore, pasi ka konstatuar transaksione të paautorizuara në llogarinë e saj rrjedhëse. Sipas njoftimit nga SPB Tetovë, viktima e ka raportuar rastin pasditen e së enjtes, më 18 qershor, rreth orës 14:00.

Si u dëmtua tetovarja për 80 mijë denarë nga kartela debitore?
Foto: Tima Miroshnichenko / Pexels

Dyshimet e para kishin lindur që në maj të këtij viti, kur ajo kishte vënë re përmes shërbimit “mobile banking” se në llogari i mungonin mjete. Megjithatë, për shkak të një pushimi mjekësor, ajo nuk kishte arritur ta verifikonte gjendjen drejtpërdrejt në bankë deri më 17 qershor.

Pas marrjes së pasqyrës bankare, ajo zbuloi se përgjatë një viti të plotë ishin kryer transaksione të shumta të paautorizuara, duke sjellë një dëm financiar prej rreth 80.000 denarësh.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme