Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Protestë e shqiptarëve në New York kundër vendimit të Speciales

Shqiptarët janë mbledhur para selisë së OKB-së në New York për të kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Shqiptarët kanë protestuar të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestë e shqiptarëve në New York kundër vendimit të Speciales
Foto: dukagjini.com
Video · Facebook ↗

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kanë bërë thirrje për liri, duke shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator. Ndër thirrjet dhe pankartat e tyre ishin «Liri për çlirimtarët», «Ata janë heronjtë tanë», «Jo në emrin tim», «Drejtësi, jo politikë», «heronj të luftës dhe paqes» dhe «Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë».

Protestat kundër këtij vendimi janë duke u zhvilluar gjithashtu në Prishtinë, si dhe në shtete të tjera, përfshirë Kanadanë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli fajtorë dhe dënoi ish-krerët e UÇK-së për krime lufte me një total prej 81 vjetësh burgim. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan secili me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet burgim, kurse Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Video · Facebook ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme