Aktivisti Martinaj kërkon kandidat të përbashkët studentor për Tiranën
Aktivisti Visar Martinaj u bën thirrje studentëve në protestë që të organizohen dhe të propozojnë një kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, aktivisti Visar Martinaj ka ftuar studentët që të kalojnë në një fazë më të organizuar të lëvizjes së tyre, pa u identifikuar me forca politike, por duke krijuar një alternativë të pavarur. Sipas tij, misioni i kësaj nisme duhet të jetë nxjerrja e një emri të përbashkët për kryeqytetin dhe ftesa ndaj partive për ta mbështetur.
«Studentët duhet të konkretizojnë diçka. Do kenë mbështetjen totale të popullit», deklaroi ai, duke shtuar se synimi përfundimtar është marrja e drejtimit të bashkisë.