Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Balliu: Qytetari që bërtiti kundër liderëve në protestë ishte provokator

Deputeti Kelvis Balliu reagoi pas incidentit në tubimin e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një protestues u sulmua nga pjesëmarrësit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një incident u shënua gjatë tubimit të organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, ku një qytetar u përplas me mbështetësit pas thirrjeve të tij. Protestuesi bëri thirrje kundër drejtuesve politikë duke brohoritur «Rama n’burg, Berisha n’burg», çka nxiti reagimin e militantëve të cilët e goditën me shpulla dhe fjalë, përpara se të ndërhynin persona të tjerë për ta larguar nga turma.

Balliu: Qytetari që bërtiti kundër liderëve në protestë ishte provokator
Foto: panorama.com.al
Video · YouTube ↗

Deputeti i Partitë Demokratike, Kelvis Balliu, ndërhyri në vendin e ngjarjes për të qetësuar situatën dhe më pas e cilësoi personin si të dërguar për të nxitur tensionet. «Një provokator i qeverisë, i sjellin këtu për të sharë me fjalë të ndyra qytetarët që dalin në protestë», deklaroi Balliu lidhur me ngjarjen e shënuar gjatë tubimit.

Video · Facebook ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme