Kur priten ngritje të larta të temperaturave?
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se temperatura maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë Celsius
— PRISHTINË — Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java 20-24 korrik do të nisë me temperatura të larta, ndërsa nga e mërkura pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, e shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas parashikimit nga IHMK, të hënën dhe të martën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë Celsius, me mot kryesisht me diell paradite dhe zhvillim të vranësirave pasdite, kur vende-vende priten reshje lokale shiu.
Nga e mërkura, depërtimi i një mase ajrore më të freskët do të ulë temperaturat maksimale në 23–26 gradë, ndërsa reshjet dhe rrebeshet me bubullima do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.
Të enjten moti parashihet kryesisht me diell dhe pa reshje, ndërsa të premten rikthehen reshjet lokale të shiut, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
E hënë Temperaturat minimale: 13°C deri 18°C Temperaturat maksimale: 29°C deri 33°C Era: Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi (2–8 m/s), me përforcime të përkohshme gjatë zhvillimit të vranësirave.
E martë Temperaturat minimale: 14°C deri 17°C Temperaturat maksimale: 28°C deri 32°C Era: Kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s).
Reshjet: Vende-vende priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
E mërkurë Temperaturat maksimale: 23°C deri 26°C Era: Nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (3–9 m/s), duke sjellë depërtimin e një mase ajrore më të freskët.
Reshjet: Mot i paqëndrueshëm. Në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu, vende-vende në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu, vende-vende në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Burim: Lajmi.net




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.