Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:05 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Eksportet shqiptare kapin 35,4 miliardë lekë në qershor — rritje 13,6% brenda vitit

Eksportet e mallrave arritën vlerën e 35.4 miliardë lekëve, duke u zgjeruar me 13.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Redaksia ZHURMA 08:05 Përditësuar 16:33 2 min lexim
Eksportet shqiptare kapin 35,4 miliardë lekë në qershor — rritje 13,6% brenda vitit
FOTO · Ilustrim · One stands out 002 2025 01 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me jashtë kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit Qershor 2026. Sipas raportit të fundit zyrtar të Institutit të Statistikave (INSTAT), eksportet e mallrave arritën vlerën e 35,4 miliardë lekëve, duke u zgjeruar me 13,6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një ecuri pozitive u vu re edhe në raport me muajin paraardhës (Maj 2026), me një rritje prej 8,3%. Nga ana tjetër, edhe importet e mallrave kanë vijuar kurbën rritëse, duke kapur vlerën e 83,5 miliardë lekëve (një rritje vjetore prej 9,1%).

Për shkak të hendekut të madh mes blerjeve dhe shitjeve jashtë vendit, deficiti tregtar i këtij muaji u fiksua në 48,0 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 6,1% në terma vjetorë, por duke pësuar një rënie të lehtë prej 0,4% krahasuar me Majin 2026.

Energjia dhe materialet e ndërtimit udhëheqin eksportet. Sipas strukturës së shkëmbimeve, sektori i energjisë dhe ai i industrisë së rëndë kanë qenë motorët kryesorë që shtynë përpara shitjet shqiptare jashtë kufijve.

Në analizën e INSTAT, ndikimi i grupeve kryesore në rritjen e eksporteve specifikohet si më poshtë: Pozitivisht kanë ndikuar grupet minerale, lëndë djegëse, energji elektrike’ me +5,7 pikë përqindje, ‘Materiale ndërtimi dhe metale’ me +3,6 pikë përqindje, dhe ‘Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi’ me +3,3 pikë përqindje.

Në krahun e kundërt, performancë negative regjistroi sërish sektori i manifakturës tradicionale, ku grupi “Tekstile dhe këpucë” uli eksportet e përgjithshme me -1,1 pikë përqindje, i pasuar nga “Prodhime druri/letre” dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me nga -0,2 pikë përqindje secili.

Sa u përket importeve, rritja prej 9,1% u diktua sërish nga blerjet e lëndëve djegëse dhe energjisë (+2,3 pikë përqindje), si dhe nga grupet “Ushqime, pije, duhan” dhe “Produkte kimike/plastike”, të cilat kontribuan me nga +2,2 pikë përqindje secili.

Italia dhe Kosova partnerët kryesorë Gjeografia e tregtisë së jashtme tregon një konsolidim të raporteve me partnerët tradicionalë, por edhe zhvillime rajonale. Italia mbetet partneri kryesor i vendit, ku eksportet u rritën me 7,6% dhe importet nga ky shtet kërcyen me 24,9%.

Një rritje e fuqishme e eksporteve u regjistrua edhe me Kosovën (38,5%). Ndërkohë, rënien më të madhe të shitjeve Shqipëria e pësoi me Gjermaninë (-12,8%) dhe Maqedoninë e Veriut (-13,0%).

Varësia e ekonomisë shqiptare nga blloku evropian mbetet tejet e lartë, si në shitje ashtu edhe në blerje. “Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4% të gjithë tregtisë. Në Qershor 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69,9% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,6% të importeve gjithsej.”, theksohet në raportin e INSTAT.

Të dhënat administrative, të cilat INSTAT i siguron nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, konfirmojnë se shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet për muajin qershor u fiksua në 42,5%, duke shënuar një përmirësim në krahasim me mesataren e vitit të kaluar (39,0%), çka tregon një rritje graduale të kapaciteteve shitëse të vendit.

Nëse doni të jeni i pari për t'u informuar mbi lajme ekskluzive, regjistrohuni më poshtë.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Komentet