Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Çfarë ndodh me sistemin pensional në Maqedoni?

Qeveria po kërkon para për FSPIM-në, ndërsa fondet private të detyrueshme pensionale nuk i kanë rritur mjaftueshëm paratë e të siguruarve përmes investimeve

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Vetëm 1% e pensionistëve marrin pensionin maksimal, përkatësisht shumën më të lartë të pensionit prej mbi 64.518 denarësh. Nga ana tjetër, numri më i madh i pensionistëve, ose 36,81%, marrin pension në vlerë nga 20.229 deri në 23.945 denarë. Qeveria, me mbështetjen e Bankës Botërore, ka nisur një analizë të gjendjes së sistemit aktual pensional, duke paralajmëruar mundësinë e ndërmarrjes së një reforme. Gati 64% e parave të personave të siguruar në shtyllën e dytë pensionale janë të “lidhura” me obligacione shtetërore.

Çfarë ndodh me sistemin pensional në Maqedoni?
Foto: Ilustrim · Container trucks on an American highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Gjithsej 534 persona gjatë vitit 2025 fituan të drejtën e pensionit dhe, përveç pagesës nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (FSPIM), morën pagesa edhe nga fondet e Shtyllës së dytë pensionale. Numri i pensionistëve të rinj nga shtylla e dytë pensionale ende është i vogël, por vala e parë më e madhe pritet në vitet 2029/30, kur pritet të ndodhë edhe lehtësimi i parë më i ndjeshëm i fondit shtetëror, falë rritjes së pagesave që do të bëhen edhe nga fondet private pensionale.

Çfarë po ndodh me 3.057.467.532 eurot e gjithsej 630.396 të siguruarve në fondet private të detyrueshme pensionale? Sipas të dhënave të MAPAS-it, madje 63,74% e parave të të siguruarve janë të investuara te “shteti”, përkatësisht në obligacione vendore, ndërsa në vendin e dytë, me një pjesëmarrje prej 25,46%, renditen “fondet investuese”.

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Nga asetet totale, 69% janë investuar në tregun vendas, ndërsa gati 31% janë investuar në tregjet e huaja. Ndërsa Qeveria pretendon se fondet private të detyrueshme pensionale nuk i kanë rritur mjaftueshëm paratë e të siguruarve përmes investimeve, pikërisht këto fonde bëjnë pjesë në grupin e kreditorëve më të mëdhenj të Qeverisë, përmes blerjes së letrave me vlerë të emetuara nga shteti.

“Tani, në njëfarë mënyre, qytetarët, përkatësisht të siguruarit, u paguajnë dyfish fondeve pensionale. Së pari përmes kontributeve, ndërsa për herë të dytë përmes interesit, gjegjësisht fondet blejnë obligacione me paratë e qytetarëve, e më pas shteti u paguan interes për to, sërish me paratë e qytetarëve, nga buxheti. Çfarë lloj reforme nevojitet, nëse duhet të merret në konsideratë nacionalizimi, rritja e moshës së pensionimit apo rritja e nivelit të kontributeve – kjo kërkon një analizë të thelluar, sepse çdo ndryshim do të ketë pasoja për të gjithë, si për kompanitë, ashtu edhe për të siguruarit”, thotë analisti ekonomik Sllobodan Najdovski.

Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme