Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Dy trupa gjenden pa jetë te Brezheva, kërkohet i treti

Dy nga tre personat që ishin raportuar të zhdukur pasi u nisën nga Shkupi drejt Kosovës janë gjetur pa shenja jete, pasi u zhvillua aksidenti me një tabelë gjermane

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur afër zonës kufitare me Kosovën, ku dy nga tre personat që ishin raportuar të zhdukur pasi u nisën nga Shkupi drejt Kosovës janë gjetur pa shenja jete. Këtë e mëson IndeksOnline nga burime të sigurta. Sipas të njëjtave burime, trupat e pajetë janë lokalizuar në zonën e Brezhevës, rreth katër kilometra afër zonës kufitare me Kosovën.

Dy trupa gjenden pa jetë te Brezheva, kërkohet i treti
Foto: Ilustrim · Davos - Police Patrol (5397373119) (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Autoritetet po vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e tretë, i cili dyshohet se ndodhej në të njëjtin automjet. Dyshohet se vetura me tabela gjermane, me të cilën po udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujë, duke shkaktuar aksidentin tragjik.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat tregojnë skenën e aksidentit.

Burim: IndeksOnline, https://indeksonline.net/ — Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme