Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ndalimi i ujit në Gostivar mbetet në fuqi — ndihmojnë ekipet nga Shkupi

Kryetari i Komunës së Gostivarit: situata epidemiologjike është stabile dhe më e qetë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Gostivar, 23 korrik. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka sqaruar sot dhe situata epidemiologjike në qytet është stabile dhe më e qetë. Ai tha se në zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm po ndihmojnë dhe ekipe nga qyteti i Shkupit, me qëllim që qytetarët sa më shpejt të kenë ujë të pijshëm dhe për përdorim të përgjithshëm.

Ndalimi i ujit në Gostivar mbetet në fuqi — ndihmojnë ekipet nga Shkupi
Foto: 20090714 Mavrovo panoramic summer / Wikimedia Commons

Limani shtoi se ndërmarrja Publike Komunalec e Gostivarit ka filluar bashkëpunimin me ekspert të ujësjëllësit nga Shkupi dhe së shpejti do te ketë edhe ujë për përdorim të përditshëm dhe për pije. Kujtojmë se ndalesa për përdorimin e ujit të pijshëm në Gostivar është ende në fuqi, teksa numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është ulur dukshëm dhe pacientë te hospitalizuar nuk ka.

Burim: Telegrafi

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme