lajme

Behrami: LVV nuk ka hise në pavarësi dhe shtetndërtim

Ish-deputeti i PDK-së thotë se LDK dhe AAK ndanë merita historike me PDK-në, por Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hise as në liri as në pavarësi.

Behrami: LVV nuk ka hise në pavarësi dhe shtetndërtim
Foto: klankosova.tv

PRISHTINË — Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kontribuar në ndërtimin e shtetit kosovar as në pavarësi, duke bërë dallim të qartë mes saj dhe dy partive të tjera opozitare.

Duke folur në "Edicionin Special" në Klan Kosova, Behrami vendosi kufirin: "Ne me LDK-në, AAK-në, mund të kemi dallime ideologjike e politike, mirëpo me LVV dallimet janë substanciale. Ajo është një parti që nuk ka hise as në shtetndërtim as në pavarësi, as në liri. Me këto tjerat, përkundër dallimeve, kemi hise edhe në pavarësi dhe në shtet ndërtim," tha ai.

Zyrtari i PDK-së nuk u kursye as ndaj kryeministrit Kurti, duke e akuzuar për pabesësi ndaj partnerëve politikë dhe ndaj ShBA-së: "Zoti Kurti është treguar në vazhdimësi i pabesë me partitë politike, me ShBA-në, kur një njeri ta rren dhe i tradhton Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka po pret prej tij?"

Behrami u ndal edhe te marrëveshja për bashkëqeverisje e PDK-së me LDK-në në Prishtinë, duke theksuar se "vijat e kuqe" të partisë janë vetëm me Serbinë. "Siç e ka thënë edhe kryetari Hamza, vija të kuqe kemi veç me Serbinë. Qato vijat e kuqe që LVV u mundu me na përça dhe me i vendos mes nesh, ne i kemi marrë i kemi vendosur mes nesh të gjithëve dhe kundër Serbisë," deklaroi ai.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

§

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Mos humbisni asnjë editorial

Zbuloni analizat dhe historinë kombëtare të përmbledhura çdo mëngjes në emailin tuaj.