Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

KSHZ: 61 vëzhgues ndjekin raundin e dytë të votimeve në Bërvenicë

Gjashtëdhjetë e një vëzhgues të akredituar monitorojnë zgjedhjet në Bërvenicë ku votojnë të sëmurët dhe të burgosurit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës përcillet nga gjithsej 61 vëzhgues të akredituar, prej të cilëve 56 janë vendas dhe 5 ndërkombëtarë, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. KSHZ-ja saktësoi se në këtë fazë të zgjedhjeve të drejtën për të votuar e kanë 107 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, si dhe 9 persona që vuajnë dënime me burg.

KSHZ: 61 vëzhgues ndjekin raundin e dytë të votimeve në Bërvenicë
Foto: almakos.com

Votimi për këta të fundit po zhvillohet në tri institucione ndëshkuese në qytetet e Shkupit, Shtipit dhe Tetovës. Sipas KSHZ-së, procesi zgjedhor ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme