Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Votuan të sëmurët dhe të burgosurit në Bërvenicë para raundit të dytë

Në Bërvenicë ka nisur votimi për personat e sëmurë dhe të burgosurit, ndërsa vendi përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se gjithsej 116 persona kanë mundësi të votojnë paraprakisht, prej të cilëve 107 janë të sëmurë e të pafuqishëm, kurse nëntë të tjerë vuajnë dënimin me burg në institucionet në Shkup, Shtip e Tetovë. Procesi nisi në orën shtatë të mëngjesit, ndërsa nga mesnata ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore pas përfundimit të fushatës për balotazhin në Komunën e Bërvenicës.

Votuan të sëmurët dhe të burgosurit në Bërvenicë para raundit të dytë
Video · YouTube ↗

Për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nga ora shtatë deri në orën nëntëmbëdhjetë për të pranuar ankesa. Ndërkohë, procesin zgjedhor do ta ndjekin 61 vëzhgues të akredituar, nga të cilët 56 vendorë dhe pesë ndërkombëtarë. Zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë po zhvillohen pas ndarjes nga jeta të kryetarit të mëparshëm, ndërsa në raundin e parë të 18 tetorit votuan 7.565 qytetarë nga 16.256 gjithsej me të drejtë vote.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme