Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

IQMT intensifikon inspektimet pranë shkollave, shqiptohen 3 gjoba dhe 2 sekuestrime

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë 18 inspektime në shtatë rajone, urdhëruar largimin e cigareve elektronike dhe dënuar dyqanë që nuk respektojnë ligjin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensivikuar kontrolllet për parandalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit, veçanërisht pranë institucioneve arsimore.

IQMT intensifikon inspektimet pranë shkollave, shqiptohen 3 gjoba dhe 2 sekuestrime
Foto: botasot.info

Ekipet e IQMT-së kanë zhvilluar 18 inspektime në Prishtinë, Prizren, Fushë Kosovë, Rahovec, Istog, Shtime dhe Podujevë. Inspektorët urdhëruan largimin e menjëhershëm të cigareve elektronike nga shitja në dyqanet afër shkollave.

Për mosrespektimin e dispozitave ligjore, IQMT ka shqiptuar 3 gjoba dhe ka realizuar 2 sekuestrime. Aksionet do të vazhdojnë në të gjitha rajone të Kosovës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e ka thirrur qytetarët të raportojnë çdo shitje të cigareve elektronike te të miturit pranë shkollave përmes platformës Viber në numrin +383 46 311 000.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme