Pacolli: Prokuroria njoftohet për rastin e dytë të rrugës ilegale në Lybeniq
Ministrja e Mjedisit njofton se prokuroria është vënë në dijeni për ndërtimin ilegal të radhës në Bjeshkët e Nemuna.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prokuroria është njoftuar lidhur me rastin e dytë të evidentuar të hapjes ilegale të një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit, ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm ligjorë. Për këtë ndërhyrje në të njëjtin lokacion, zyrtarët e Parkut Kombëtar «Bjeshkët e Nemuna» bashkëpunuan me Policinë për të dalë në terren pas pranimit të informacioneve për dëmtimin e natyrës.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, bëri të ditur se ndaj personit përgjegjës u ngrit procesverbal dhe u shqiptua një gjobë mandatore prej 1,000 eurosh. «Nuk do të lejojmë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën. Bjeshkët tona do t’i mbrojmë me çdo mekanizëm ligjor!», deklaroi ajo.