Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Gastronomia dhe shijet tradicionale nxisin turizmin në rivierën e Ulqinit

Shijet autentike dhe kuzhina tradicionale po bëhen motivi kryesor për vizitorët në rivierën e Ulqinit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shijet autentike, përbërësit vendas dhe kuzhina tradicionale janë gjithnjë e më shumë motivi për vizitorët që të vijnë në rivierën e Ulqinit, pasi gastronomia është sot një nga segmentet më të rëndësishme të turizmit. Vizitorët dhe mysafirët kërkojnë të provojnë gjellët autentike që ofron kjo zonë.

Gastronomia dhe shijet tradicionale nxisin turizmin në rivierën e Ulqinit
Video · YouTube ↗

Organizata Turistike e Ulqinit thekson se gastronomia po bëhet një nga nxitësit më të fortë të përvojës turistike. Qëllimi është që përmes gastronomisë, njerëzve dhe hapësirës të krijohen përvoja autentike që mbeten në kujtimet e vizitorëve. Si shembull përmendet organizimi i 'Ditëve të Bamjeve', ku ushqimi tradicional u prezantua në disa pika, ndërsa restorantet e Kalasë përgatitën specialitetin sipas recetave dhe qasjeve të ndryshme.

Gjithashtu, zhvillimi i gastro-tureve përfshin edhe organizimin e fishpiknikeve, ku mysafirët shijojnë peizazhet, notin dhe peshkun e përgatitur në vend, të shoqëruar me fruta si shalqini i Ulqinit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme